VMRO-DPMNE: Dimitrov, të mos aktroj “gjeneral pas lufte”

Konferenca për shtyp e zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, se ai nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme për shkak të qëndrimit të tij ndaj kontestit me Bullgarinë, ka nxitur reagimin e VMRO-DPMNE-së opozitare, nga ku Dimitrovin e quajnë “gjeneral pas lufte”.

“Kuptojmë se për karrieristi Nikolla Dimitrov largimi nga pozicioni i postit ministror është dita më e pa fat për te, andaj karrieristi Dimitrov të mos aktroj “gjeneral pas lufte” dhe se kinse paska qenë viktimë i pozicioneve të tija ndaj Bullgarisë, përkundrazi ai është viktimë e paaftësisë së tij. Lidhur me euro-integrimet, Zaev dhe Dimitrov e sollën shtetin në rrugë pa krye”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Dimitrov, thonë më tej nga VMRO-DPMNE është karrierist i cili i ka koklavitur dhe komplikuar marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe ka polarizuar gjithë shoqërinë.

“Është i vonuar shqetësimi i karrieristit Dimitrov për interesat nacionale të shtetit, sepse ishte i pari që i shiti kur LSDM-ja ishte në pushtet, dhe plotësisht i injoroi paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së. Tani shqetësimi, përveç se është i rrejshëm është edhe personalisht i motivuar dhe vonuar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button