VMRO-DPMNE do t’i bllokojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Punë të Jashtme

VMRO-DPMNE do t’i bllokojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Punë të Jashtme, ku ambasadorët lejohet të kenë edhe shtetësi tjetër përveç asaj të Maqedonisë. Deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski njoftoi se ai, së bashku me deputetë të tjerë nga partia, do të dorëzojnë 300 amendamente për ndryshimet e propozuara. Sipas tij, kjo është përpjekje për të përshtatur ligjin në disa, siç thotë, zgjidhje personale, të partnerëve qeveritarë për të mbushur pozitat e ambasadorëve. Milloshoski zbardhi disa nga amendamentet që do t’i paraqesin për ta bllokuar ligjin në fjalë. Disa prej tyre janë “Personi që ka shtetësi të Republikës së Bullgarisë nuk mund të emërohet ambasador i Republikës Helene”, “Personi që ka shtetësi të Republikës së Kosovës nuk mund të emërohet ambasador i ndonjë shteti me të cilin Republika e Kosovës ka mosmarrëveshje territoriale të pazgjidhura. “
Propozimet e VMRO DPMNE-së
Një person që ka shtetësi bullgare nuk mund të jetë ambasador në Greqi
Një person që ka shtetësi kosovare nuk mund të jetë ambasador në një vend me të cilin Kosova ka kontest territorial
Për më tepër, siç shkruan Milloshoski, ambasadori të ketë edhe shtetësi tjetër është në kundërshtim me Ligjin për informacione të klasifikuara. Sipas tij, aty thuhet se parakusht që kandidati për ambasador të marrë certifikatë sigurie n shkallën e “sekretit shtetëror” është të mos jetë shtetas i vendit tjetër. Bashkimi diplomatik maqedonas (BDM) gjithashtu reagoi ndaj ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Punët e Jashtme, që nuk i pranoi të njëjtat dhe kërkoi të tërhiqet nga procedura e mëtejshme.