VMRO-DPMNE: Filipçe kundër maqedonasve
“Për njeri i cili çdo ditë flet për vlera evropiane, sot nuk ka asnjë fjalë për shkeljen e rregullave themelore diplomatike. Kur duhet të kritikojë autoritetet bullgare, Filipçe zhduket nga publiku. Ky është Filipçe i njëjtë i cili asnjëherë nuk reagon kur nga ana e Bullgarisë mohohet identiteti maqedonas, gjuha dhe historia. Filipçe i njëjtë i cili gjithmonë gjen arsyetim për pozicionet bullgare, por asnjë argument në mbrojtje të interesave maqedonase. Me këtë sjellje, Filipçe dërgon porosi se është i gatshëm të heshtë, gjithçka që vjen nga Sofja, madje dhe t’i zbatojë kërkesat e tyre të turpshme”, deklaroi Mile Lefov, VMRO-DPMNE./Alsat.mk.








