VMRO-DPMNE për çështjen “Alsat”: Liria e mediave nuk është ashtu siç e prezanton Qeveria
VMRO-DPMNE për çështjen "Alsat": Liria e mediave nuk është ashtu siç e prezanton Qeveria

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova i ka uruar suksese TV Alsat në kontestin rreth pronësisë së një pjese të pronës, duke kujtuar se në kushtet kur besimi i qytetarëve në drejtësi është vetëm 8%, gjëja më e nevojshme në labirintet e oborrit është fati.
“E dënoj çdo akt që në çfarëdo mënyre shtyp një medium të caktuar. Kjo do të thotë se liria e fjalës nuk është ajo që qeveria dëshiron ta paraqesë. E di që përfundimi i çështjes do të jetë në gjykatë. Ju e dini sa është besimi aktual në drejtësinë e Maqedonisë, vetëm 8 % dhe ju uroj fat sepse ju nevojitet për labirintet që pasojnë”, tha Panova.
Një pjesë e pronës së televizionit, e blerë me dokumente të pastra, Gjykata e Apelit vendosi ta nxjerrë në shitje me arsyetimin se dikur ishte nën hipotekë. /Alsat.mk