VMRO-DPMNE: Shkupi është ndër qytetet më të ndotura sepse qeveria nuk ka ndërmarr asnjë hap konkret
Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura në botë për shkak se qeveria nuk k ndërmarr as edhe një hap që ta ndryshoj këtë gjendje, shkruan Alsat.
“LSDM-ja 5 vite është në pushtet, dhe për 5 vjet nuk ka asnjë projekt për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet tjera të vendit. LSDM-ja kishte mundësi si pushtet qendror, por nuk bëri asgjë që të përfundoj gazifikimin. Atje ku u ndal projekti me qeverinë e VMRO-DPMNE-së, atje është edhe tani. Nuk ka asnjë lëvizje”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas partisë së Mickoskit sikur do të kishte gaz për amvisëritë në Shkup dhe qytetet tjera më të mëdha të vendit, tani do të flitej për ulje të ndotjes së ajrit.
“Gazifikimi është një nga faktorët kryesor i cili do të ulte ndotjen e ajrit, ndërsa qeveria e LSDM-së nuk është e aftë që ta zbatoj. Për këtë arsye janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qeveri e re e cila do t’i qaset realizimit të këtij projekt si dhe gazifikimit të plotë të vendit. Vetëm me masa reale mund të përmirësohet kualiteti i ajrit, por për këtë nevojiten ndryshime”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk








