VMRO-DPMNE të martën dorëzon në Kuvend propozimin për shkarkimin e Filipçes

VMRO-DPMNE-ja do t’i kërkojë Kuvendit shkarkimin e Venko Filipçes nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Kërkesën për shkarkim opozita maqedonase e bazon në kompetencat e Kuvendit të garantuara me Kushtetutë. Propozimi i opozitës do të dorëzohet në seancën e thirrur për në 14 shtator.
Propozim-vendimin e bazojmë në nenin 68 të Kushtetutës. Atë që e thotë kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi se do ta refuzojë një propozim-vendim të tillë si të pa bazë, duam ta pyesim nëse është zgjedhur për t’i mbrojtur qytetarët, apo është zgjedhur për t’i mbrojtur ministrat? Pas një katastrofe të tillë, konsiderojmë se Xhaferi duhet të rreshtohen në mbrojtje të qytetarëve dhe të tregon vullnet politik që dorëheqja e Filipçes të konstatohet në Kuvend. Më pas organet hetuese ta thonë fjalën e tyre – deklaroi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Por kryeministri Zoran Zaev, nuk ka ndryshuar qëndrim. I pari i Qeverisë vlerëson se dorëheqjen e ministrit, zëvendësministrit, drejtorit të spitalit dhe drejtorit ekonomik do t’i bazojë në rezultatet nga hetimi.
Është e rendit që të presim të gjitha përgjigjet nga ekspertët, forenzika dhe çdo aspekt tjetër që të mundem në fund të them mendimin tim lidhur me dorëheqjet nga ministri, zëvendësministri, drejtori dhe drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës. Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të jep dorëheqje për këtë rast – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Për t’u proceduar kërkesa e opozitës për shkarkim, duhet vendoset në rend dite. Pas shqyrtimit të pikës vendoset në votim. Në rast se pika e propozuar nuk vendoset në rend dite, për të njëjtën nuk mund të debatohet. Tre ditë pas tragjedisë në Tetovë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministri Ilir Asani dhanë dorëheqjen. Veprimit të tyre iu bashkuan edhe drejtori i spitalit, Florin Besimi dhe drejtori ekonomik, Artan Etemi.
Adrian Kerimi