VMRO-DPMNE: Venko Filipçe, ndonëse nuk ka pasur të drejtë, ka lejuar ndërtimin e spitaleve modulare me materiale jo-rezistente ndaj zjarrit
VMRO-DPMNE: Venko Filipçe, ndonëse nuk ka pasur të drejtë, ka lejuar ndërtimin e spitaleve modulare me materiale jo-rezistente ndaj zjarrit

Gazetar: Mihajllo Donev
Edhe pse nuk ka pasur të drejtë, Venko Filipçe ka lejuar ndërtimin e spitaleve modulare me materiale të pa-rezistueshme ndaj zjarrit, duke i bërë kështu spitalet modulare të djegshme për një sekondë, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë në pushtet, spitalet modulare janë ndërtuar pa leje. Spitalet modulare për Kovid nuk kanë mundur të marrin leje pune, sepse, sipas VMRO-DPMNE-së, ato janë blerë si mallra.
“Banka Botërore ka kërkuar të shohë pëlqimet për vendosjen dhe përdorimin e spitaleve modulare si dhe ekstraktin nga Kadastra, me qëllim që të dëshmohej qëndrueshmëria e projektit. Mirëpo, leje nuk ka mundur të japë as komuna, as Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, sepse nuk është respektuar procedura dhe dispozitat e Ligjit për Ndërtim. Kadastra ka refuzuar të bëjë regjistrimin e tyre, sepse janë blerë si mallra”, tha Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.
Partia në pushtet thotë se njëri nga të dënuarit për mos respektimin e protokolleve për modularet Artan Etemi, deri në momentin e fundit ka qenë kundër vendosjes së spitaleve modulare.
“Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, ku ndodhi zjarri, kundërshtoi instalimin e spitaleve modulare deri në momentin e fundit, sepse ato nuk ishin të pajisura për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mjekësor, as nuk ishin brenda kornizës së rregulloreve ligjore. Megjithatë, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit të atëhershëm Venko Filipçe, spitalet modulare u vunë në përdorim. Një fakt kyç është se në kohën e ngjarjes kritike, spitali modular në Tetovë nuk kishte miratim as për instalim dhe as për përdorim nga Ministria e shëndetësisë”, tha – Valentin Manasievski, VMRO-DPME.
Në fund të këtyre akuzave, VMRO-DPMNE e pyet Prokurorinë pse Filipçe nuk është i përfshirë në këtë rast, kurse për nesër njoftojnë detaje të reja për këtë aferë të supozuar, në pjesën e marrëveshjeve midis Ministrisë së shëndetësisë dhe bartësit të prokurimit për spitalet modulare./Alsat.mk