VMRO-ja akuzon pushtetin për gjendjen në shëndetësi
VMRO-ja akuzon pushtetin për gjendjen në shëndetësi

Pushteti LSDM-BDI fajësohet nga VMRO-DPMNE-ja si shkaktar për shkatërrimin e sektorit të shëndetësisë, shkruan Alsat.
Partitë në pushtet akuzohen për skandalet e viteve të fundit në shëndetësi, përfshirë spitalin modular, onkologjinë dhe së fundi gjinekologjinë por edhe për punësime partiake dhe korrupsion.
“Për shëndetësinë shtatë vitet e fundit ka vetëm një konstatim, që asnjëherë s’ka qenë më keq. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e ktheu mbrapsht sistemin shëndetësor, posaçërisht shëndetësia publike, radhiti skandale, në vend të infrastrukturës mbushën xhepat e tyre dhe i harroi qytetarët. Jo vetëm që nuk ka progres në resorin që nënkupton jetë, por kishim kthim pas për disa dekada. Pas vetes për shtatë vite kanë lënë vetëm degradim të sistemit të shëndetësisë dhe kuadër të demotivuar nga punësimet nepotiste dhe të politizuara, pa kritere dhe vetëm për kuadrot e afërt me pushtetin”, tha Igor Nikollov, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk