VMRO-ja i kundërpërgjigjet Grubit: Koalicioni kriminal LSDM-BDI do të pësojë debakël

Deklarata e sotme e zëvendëskryeministrit Artan Grubi se mezi po pret 17 tetorin, ditën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, ka shkaktuar reagimin e VMRO-DPMNE-së opozitare. Nga kjo parti theksojnë se Grubi po aktron rolin e zëdhënësit të LSDM-së, dhe se LSDM dhe BDI në zgjedhjet e 17 tetorit do të pësojnë debakël, shkruan Alsat.

“E kuptojmë panikun dhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse LSDM dhe BDI do të mposhten në këto zgjedhje. Por kur Grubi flet për disa kohë të kaluara, është e udhës të përmendim me sa vijon: I përkujtomë me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit në selinë e VMRO-DPMNE-së. Njëherit Artan Grubi ishte njëri nga deputetët më të shpejtë kur shtypte pullën për të mbështetur qeverinë e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button