VMRO-ja, nismë në Kushtetuese për mandatin


VMRO- DPMNE-ja shqyrton ngritjen e një nisme kushtetuese ndaj dhënies së mandatit për formim të Qeverisë liderit të socialdemokratëve Zoran Zaev. Sipas kësaj partie, presidenti, Stevo Pendarovski ka shkelur rëndë Kushtetutën në momentin kur ia dorëzoi mandatin Zaevit, ndonëse Zaev nuk kishte siguruar shumicë parlamentare. Nga kjo parti thonë se shumë shpejtë do ta dorëzojnë nismën në Gjykatën Kushtetuese dhe se i mbetet këtij organi ta mbrojë Kushtetutën kur shkelet.


“Po shqyrtojmë ngritjen e një nismë kushtetuese, sepse presidenti Pendarovski e uzurpoi mandatin tek njëri nga 119 deputetët tjerë të Kuvendit, Zoran Zaevi, i cili nuk kishte shumicë. Ia dha mandatin dhe praktikisht e uzurpoi mandatin, me qëllim që t’i jep më shumë kohë, 20 ditë, që të blejë kohë dhe të mundet në mënyrë joparimore të blejë deputetë nga listat e tjera të cilat marrin pjesë në Kuvend, me mënyra joparimore- deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.

VMRO-DPMNE tashmë ka ngrirë raportet me presidentin, Pendarovski. Të enjten kur Pendarovski ia dorëzoi mandatin Zaevit, kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski së bashku me deputetët e tij shkoi në Vodno dhe kërkoi sqarim. Pas takimit, Mickoski akuzoi Pendarovskin se ia kishte dorëzuar mandatin në mënyrë kundër-kushtetuese Zaevit meqë është vegël e tij. Por, Pendarovski i ishte kundër- përgjigjur duke thënë se mandatin s’mund ta ruante në sirtar dhe se Kushtetua ia kërkoi ta ndante në afat prej 10 ditëve pasi të verifikohen mandatet e deputetëve.

Anesa Salihu

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button