VMRO-ja sonte zgjedh Komitetin Qendror të partisë

VMRO-DPMNE do të zgjedh Komitetin Qendror të partisë. Në mbledhjen që do të mbahet sonte, VMRO-DPMNE do të duhet të zgjedh nënkryetar të rinj dhe anëtar të Komitetit. Ditë më parë, kryetari i partisë Hristijan Mickovski deklaroi se do të zgjedh katër nënkryetarë, shkruan Alsat.
Sipas informatave, nënkryetarët aktual Aleksandar Nikollovski dhe Vllado Misajllovski do të mbajnë pozitat ndërsa do të zgjidhen edhe dy nënkryetarë të rinj, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Përveç rritjes së numrit të nënkryetarëve do të rritet edhe numri i anëtarëve të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, ku po ashtu flitet se do të largohen disa nga anëtarët dhe do të zëvendësohen me emra të rinj. Për tu larguar përfliten emrat e Vello Markovskit, Koce Trajanovskit dhe Trajko Sllaveskit, ndërsa si emra që do të jenë anëtar të rinj theksohen ish-deputeti Ilija Dimovski si dhe Marjan Gjorçev./Alsat.mk