VMRO-ja tubim në Probishtip, Tonevski premton fusha sportive për fëmijë dhe të rinj

VMRO-ja tubim në Probishtip, Tonevski premton fusha sportive për fëmijë dhe të rinj

VMRO-DPMNE mbajti tubim në komunën e Probishtipit ku kandidati Toni Tonevski në rrethin e parë mori tridhjetë vota më tepër se kundër kandidati i tij nga radhët e LSDM-së. Para të pranishmëve Tonevski prezantoi programin të cilin tha se e ka përpiluar bashkë me qytetarët. Premton fusha sportive për fëmijë dhe të rinj. Pishinë të re të qytetit dhe linja të reja të transportit urban.

“Do të fillojmë me urbanizim të ri, lagje e re për ndërtimin e shtëpive dhe zonë e re industriale apostafat për industri jo ndotëse. Do të krijojmë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës dhe paga më të larta. Fokusi ynë janë të rinjtë. Ata që duam t’i mbajmë këtu afër prindërve dhe shtëpive të tyre, afër komunës. Të rinjtë do të kenë hapësirë – zyrë falas nëse duan të fillojnë biznes të tyre personal. Çiftet e reja do të kenë tatime më të vogla komunale për ndërtimin e shtëpive të tyre por do të kenë dhe projekte falas për shtëpi tipike”, deklaroi Toni Tonevski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Probishtipit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button