VMRO kërkon formimin e komisionit anketues për rastin në Klinikën e Onkologjisë

VMRO kërkon formimin e komisionit anketues për rastin në Klinikën e Onkologjisë

VMRO-DPMNE-ja kërkon që shumica parlamentare menjëherë të sjell vendimin për formimin e komisionit anketues për rastin në Klinikën e Onkologjisë.

Ata thonë se në këtë mënyrë opinioni do të njoftohet me faktet dhe dëshmitë që do të zbardhin rastin.

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit apelon deri tek pushteti që të mos taktizojë dhe të mos blejë kohë sepse kjo është temë për të cilën duhet patjetër të ketë përgjegjësi dhe vendim gjyqësor. Fajtorët duhet të gjykohen dhe të dënohen. E porosisim qeverinë se ky skandal s’do ju kalojë ashtu si duan ata. Nuk do të arrijnë ta heshtin ashtu siç bënë me spitalin modular, me Besa Trans, me Llaskarcën, me heqjen e organeve në ordinancë ilegale dhe me shumë skandale dhe krime të tjera për të cilat opinioni asnjëherë nuk pa drejtësi”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button