VMRO: Zaevi dhe Qeveria të mos i shmangen pyetjeve
Alsat
Pavarësisht dorëheqjes së deponuar nga ana e kryeministrit Zaev, VMRO DPMNE-ja vlerëson se nesër duhet të mbahet seanca e pyetjeve të deputetëve, ashtu siç koordinatorët e grupeve parlamentare janë marrë vesh. Deputetja e VMRO-së Gordana Siljanovska tha se edhe Qeveria në dorëheqje ka përgjegjësi. Sipas saj, seanca për pyetje deputetësh nuk janë mbajtur që nga 24 qershori.
https://www.youtube.com/watch?v=pvjBPo1K1jk
“Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së na informoi se janë marrë vesh me kryetarin e Kuvendit që pyetje deputetësh të ketë nesër, këtë të enjte, përndryshe do të duhej të kishim më 30 dhjetor. Ju ftuam këtu të ju themi se do të donim që nesër, edhepse për nesër ka 4 pika, ndërsa nëse ka marrëveshje për pyetje deputetësh ajo është e pazakontë pasi seanca që është për pyetje deputetësh duhet të jetë vetëm për pyetje deputetësh. Nuk heqim dorë nga e drejta e garantuar kushtetuese për pyetje deputetësh”- deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Deputete e VMRO DPMNE-së.








