Me Vojçek Shçezni në portë, Barcelona ka zero humbje

Vojçek Shçezni ka zënë vend në portën e Barcelonës. Pas disa muajsh ambientimi, polaku tashmë është zot i portës dhe me të titullar mes tri shtyllave, Barça nuk e ka njohur kurrë humbjen.
Pasi bëri debutimin e tij në ndeshjen e parë të vitit 2025 kundër Barbastros në Kupën e Mbretit, performanca e tij e bindi trajnerin Hansi Flik, i cili që atëherë, me përjashtim të ndeshjes së Getafes, ka zgjedhur ish-juventinin si titullar.
Ai ka luajtur tashmë 11 ndeshje për Barçën dhe ende nuk ka humbur. Polaku ka grumbulluar 10 fitore dhe një barazim, atë ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve. Në këto ndeshje ai ka pësuar 11 gola, teksa në dy të fundit e ka ruajtur të paprekur portën e tij.