Vojvoda me Komo në gjysmëfinale, eliminon Napolin e Rahmanit

Në stadiumin “Maradona”, skuadra e Komo-s e Fabregasit mposhti Napolin 8-7 në penallti, me kohën e rregullt që përfundoi 1-1. Kampionët italianë patën një nisje më të mirë dhe dominuan skuadrën e Komos, e cila, megjithatë, ishte e para që shënoi.

Olivera e rrëzoi Gutierrez në zonën e penalltisë dhe në minutën e 39-të e shndërroi në gol Baturina. Megjithatë, Vergara barazoi shifrat, duke shënuar në minutën e parë të pjesës së dytë.

Rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja shkoi në penallti, me Fabregasin që zëvendësoi Niko Paz në fazat e fundit për Mërgim Vojvodën. Vlen të ceket se për Napolin, Amir Rrahmani u luajti nga minuta e parë. Komo tani takohet me Interin e Kivu-s.

LEXO EDHE:

Back to top button