Volf: Gabuam! Disa rregulla të reja i interpretuam gabimisht

Sezoni 2022 nuk ishte ai që dëshironin te Mercedes. Makina gjermane, që dominoi në pistë për gati 10 vjet në Formula 1, u detyrua të dorëzojë kurorën. Mercedes u rendit i treti, pas “Red Bull”-it dhe “Ferrrari”-t, duke korrur vetëm një fitore. Një makinë që pati mjaft probleme, që konfirmohen nga Toto Volf, drejtori i saj sportiv.

“Gabuam! Nuk është një mister, ky është realiteti. Disa rregulla të reja i interpretuam gabim, duke i vënë shumë theksin kërkimit të paraqitjes së makinës, që ishte shumë e ulët me asfaltin. Kuptuam se nuk mund të garojmë kaq afër me asfaltin”, u shpreh Toto Volf.

“Për këtë arsye, na u desh ta ngrejmë makinën W13 nga asfalti, por kjo gjë solli pasoja të tjera të makina që kishim përgatitur gjatë dimrit. Duket një shpjegim banal, por kjo është e vërteta”, tha shefi i Mercedes.

Ai foli edhe për sezonin e ri që nis në mars.

“Ishim me fat që fituam 8 tituj kampionë radhazi dhe dëshirojmë të rikthehemi në ato nivele. Jam një njeri që i jap fuqi të plotë personelit dhe mendoj se inxhinierët do të na sjellin një makinë tjetër këtë sezon. Shpresoj që gabimet e vjetshme të mos përsëriten më,” tha ne fund Volf.

LEXO EDHE:

Back to top button