Von der Layen: Gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë atë

Von der Layen: Gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë atë

Kryetarja e KE-së, Ursula Von der Layen, tha se është dashur guxim dhe lidership në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që të miratohet propozimi francez, me të cilin edhe filluan bisedimet me BE-në.

Ajo tha se procesi i skriningut ka filluar dhe ju premtuam se do ta nënshkruajmë marrëveshjen me Frontex në gjuhën maqedonase dhe sot u nënshkrua pa asnjë fusnotë.

“Kjo marrëveshje tregon se nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është e juaja dhe se ne e respektojmë atë. Maqedonia e Veriut po ecën rrugën drejt BE-së. Është shumë mirë të shihet se keni arritur reforma rrugës drejt BE-së”, tha Ursula.

Ursula tha Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të forta për të përmbushur kushtet e BE-së, ndërsa në prapavi po ndodh lufta në Ukrainë.

“Kjo luftë me vete sjellë shkatërrim për popullin e Ukrainës, por edhe po ndikon tek të gjitha vendet në botë. Siç e dimë dhe shohim Rusia vazhdon ta shfrytëzoj energjinë si armë dhe manipulon me tregjet e energjisë. Kjo ka rezultuar me rritje të çmimeve të energjisë dhe jo stabilitet me furnizim. Për fat të keq edhe Maqedonia e Veriut është e goditur nga kjo. Të jeni të sigurt se edhe ne po e ndjejmë këtë goditje, por nuk do të dorëzohemi asnjë milimetër. Në këtë jemi bashkë, siç jemi bashkë në Evropë, dhe kjo donë të thotë se kjo krizë do ta zgjidhim dhe tejkalojmë së bashku”, deklaroi Ursula Von der Layen, kryetare e KE-së, për të shtuar se mesazhi i BE-së sot është i qartë: BE është përkrah juve. Në këtë jemi bashkë dhe do të tejkalojmë këtë krizë së bashku.

“Kemi siguruar pako për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike. Ajo fillon me grante, 80 milionë si ndihmë urgjente për Maqedoninë e Veriut, që duhet të ndihmojë me ndikimin që e kanë çmimet e larta mbi qytetarët dhe bizneset dhe këtë do ta bëjmë deri në fund të vitit që të mund t’i merrni mjetet që në janar. Do të ketë edhe më shumë. Ka 500 milionë grante për rajonin për investime për lidhje energjetike dhe në energji të rinovueshme”, u shpreh Ursula Von der Layen, kryetare e KE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button