Von der Leyen: Deri në verë do vaksinojmë 70% të qytetarëve

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se BE do të arrijë të vaksinojë 70% të qytetarëve deri në verë.

“Unë jam jashtëzakonisht e sigurt” thotë ajo në një intervistë për “Repubblica. “Tani ne jemi përqendruar të bëjmë gjithçka për të zvogëluar përhapjen e virusit duke rritur dhe stabilizuar furnizimet e vaksinave. Jam thellësisht e bindur që të gjithë do ta kuptojmë se qasja e duhur ishte të qëndronim së bashku si një Bashkim Europian “, ka shtuar ajo.

Presidentja e KE, mbron kontratat e vaksinave. “Nëse disa shtete do të kishin vaksinuar dhe të tjerët jo, do të kishte qenë shkatërruese për unitetin evropian dhe do të shkatërronte tregun e vetëm”, theksoi ajo.

Ndërkohë, ajo njofton se AstraZeneca ka mungesa për vonesat në furnizime dhe kërkon “reciprocitet” në eksportin e vaksinave, duke adresuar në veçanti në Britaninë e Madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button