Von der Leyen dhe Macron pritet të vizitojnë Kinën në prill

Von der Leyen dhe Macron pritet të vizitojnë Kinën në prill

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojnë në Kinë në fillim të prillit. Vizita vjen menjëherë pasi presidenti i Kinës Xi Jinping udhëtoi në Moskë për një vizitë shtetërore.

Të dy pritet të bisedojnë me presidentin Xi Jinping, pasi udhëheqësit perëndimorë po i kërkojnë Pekinit që të bëjë presion ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Macron tha pas një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel se ai i kishte kërkuar von der Leyen ta shoqëronte në Kinë. Presidenti francez i ka bërë thirrje Pekinit që të bindë Moskën për t’i dhënë fund pushtimit të saj njëvjeçar të Ukrainës.

Ai tha se përpjekjet e Kinës janë pozitive, por këmbënguli se paqja mund të arrihet vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button