Von der Leyen: Mbetemi optimistë për vaksinat antiCOVID-19

Presidentja e Komisionit Europian u shpreh optimiste për zhvillimin e fushatës së vaksinimit, një ditë para një samiti të Bashkimit Europian kushtuar veçanërisht pandemisë, dhe kjo pavarësisht vështirësive të prodhimit në Europë.

 

“Jam optimiste në lidhje me objektivin e parashikuar për vaksinimin e 70% të europianëve deri në fund të verës”, deklaroi Ursula von der Leyen për të përditshmen gjermane, “Augsburger Allgemeine”.

“Por, ne nuk mund të bëjmë një vlerësim, përveçse në fund të verës. Nuk është një sprint, është një maratonë”, shtoi ajo.

Pas tensioneve të javëve të fundit në dërgesat e grupeve farmaceutike, në veçanti anglo-suedeze AstraZeneca, Von der Leyen u shpreh optimiste ndaj tyre.

“Prodhuesit e vaksinave janë partnerët tanë në këtë pandemi. Edhe ata gjithashtu po përballen me sfida të pabarabarta, ne vazhdimisht po përballemi me pikëpyetje të reja që ne arrijmë t’i zgjidhim shumicën e kohës në mënyrë miqësore”, shtoi shefja e ekzekutivit europian.

LEXO EDHE:

Back to top button