Von der Leyen, mesazh të qartë nga Tirana: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Është ky mesazhi i qartë i presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen nga Tirana. Në një postim në Twitter të shoqëruar edhe më një foto me kreun e qeverisë shqiptare, shefja e KE-së shprehet se Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Ndërkohë që vlerëson edhe reformën në drejtësi në Shqipëri, Von der Leyen, thotë se edhe BE-ja duhet t’i qëndrojë këtij angazhimi”.
“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE-ja duhet të bëjë gjithashtu”.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka nisur sot nga Shqipëria turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Delighted to start my visit to the Western Balkans in Albania.⁰
My message is clear: Albania’s future is in the EU.The @EU_Commission stands firmly by this commitment.
With good progress on justice reforms, Albania has clearly delivered. Now the EU should do too. pic.twitter.com/VLYjz7s8oU
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 28, 2021