Von der Leyen: Plan Marshall prej 500 miliardë eurosh për projektet e gjelbra në BE

Mbi 500 miliardë euro do të jenë të destinuara për projekte të gjelbra dhe digjitale në të gjithë BE-në, ndërkohë që kësaj shume duhet t’i shtohen edhe investimet kombëtare e private, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Është një Plan i vërtetë Marshall, i cili do të lindë tregje të reja dhe do të hapë mundësi gjigante ekonomike për Evropën dhe për Italinë”, shtoi ajo.

Presidentja Ursula von der Leyen, foli për “një Plan të vërtetë të gjelbër Marshall” duke iu referuar NextGenerationEU, në sajë të së cilës ”do të sigurohet që fëmijët tanë të kenë punë cilësore dhe të mirëpaguar, që më parë as nuk na shkonte ndërmend”.

LEXO EDHE:

Back to top button