Von der Leyen: Rezerva strategjike evropiane të gazit natyror për të kundërshtuar rritjen e çmimeve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli sot për qëllimin e komisionit sa i përket vlerësimit të ruajtjes së rezervave dhe përbërjes së përgjithshme të çmimeve të tregut të energjisë elektrike, për krijimin e një rezerve strategjike evropiane për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë.

“Çmimet e energjisë elektrike janë të larta për shkak të çmimeve të gazit dhe ne duhet të shikojmë mundësinë e ndarjes së këtyre dy elementëve brenda tregut, sepse kemi energji shumë më të lirë, siç janë burimet e rinovueshme”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp në Talin.

“Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se kemi çmime të larta të energjisë, sepse çmimi i gazit po rritet në mënyrë dramatike”, shpjegoi ajo, duke theksuar se arsyeja e rritjes diktohet “nga rritja e kërkesës globale për shkak të rimëkëmbjes ekonomike dhe nga fakti se furnizimet nuk po rriten në të njëjtën mënyrë”.

“Në planin afatmesëm dhe afatgjatë, synimi i BE-së është të “investojë në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe energjitë e rinovueshme, që kanë një çmim të qëndrueshëm, mund të mbështeten në vetëprodhim dhe është e pavarur”, vazhdoi von der Leyen.

Kreu i KE-së vuri në dukje se, në vend të kësaj, “për gazin ne varemi nga importet në 90 për qind, kurse për naftën në 97 për qind, prandaj jemi shumë të varur nga furnizuesit e jashtëm”.

Presidentja e ekzekutivit të BE-së do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive të të 27-ve këtë mbrëmje në Brdo, Slloveni, për të mbledhur komentet fillestare për masat që duhen marrë.

Më pas, Brukseli pritet të paraqesë propozimin e tij javën e ardhshme në samitin e Brukselit më 21 dhe 22 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button