Von der Leyen sot në Shqipëri

Von der Leyen sot në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen, nis turneun katërditor në Ballkanin Perëndimor, ku takohet me kreun shtetëror të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ndalesa e parë e von der Lajen është Tirana.  Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që Bashkimi Evropian po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane. Së fundi, BE-ja ka miratuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor që parasheh ndihmë prej 6 miliardë eurosh për shtetet e këtij rajoni. Pas Shqipërisë, nesër Von der Lajen vjen në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Bosnjë- Hercegovinë. Në Shkup presidentja e KE-së të takohet me kryeministrin, Hristijan Mickoski dhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat. Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë. /Alsat.mk


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen, nis turin katërditor në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me kreun shtetëror të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Në këtë vizitë Von Der Lajen pritet të diskutojë për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe planin e rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së. Të enjten, pas vizitës në Tiranë, Vopn Der Lajen vjen në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin, Hristijan Mickoski dhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Më vonë gjatë ditës, Der Leyen do të vazhdojë udhëtimin e saj në Bosnjë-Hercegovinë. Vizita në Ballkanin Perëndimor vjen në një kohë kur zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së, gjë e cila është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian Von Der Lajen në disa raste, duke përfshirë së fundmi në Samitin e Procesit të Berlinit dhe në Forumin Strategjik të Bled-it. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button