Von der Leyen vaksinohet kundër COVID-19

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot vaksinimin e saj kundër COVID-19 duke postuar një fotografi në Twitter ndërsa vaksinohej.

“Jam shumë e lumtur që u vaksinova sot me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19”, shkroi kreu i ekzekutivit të BE-së.

“Ritmi i vaksinimeve do të rritet, sepse dërgesat po përshpejtohen në BE”, shtoi ajo.

Sipas një zëdhënësi të BE-së, deri më tani janë vaksinuar shtatë nga 27 eurokomisionerët.

LEXO EDHE:

Back to top button