Vonohet fillimi i seancës për shtyrjen e regjistrimit

Kuvendi duhet të fillonte seancën për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në ora 13 por kjo akoma nuk ka ndodhur. Partitë opozitare u shprehën të ndara para fillimit të seancës. VMRO-DPMNE-ja e mbështet nismën pasi vendimi buroi nga takimi i liderëve Zaev-Mickoski.
“Është e drejtë e tyre a do të dorëzojnë amendamente ose jo megjithatë unë pres të tregohen të logjikshëm sepse edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, edhe VMRO-DPMNE ftonin për shtyrjen e regjistrimit duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së
Opozita shqiptare ankohet se me vonesë është njoftuar për seanën e sotme. Mbeten në qëndrimin se shtyrje të regjistrimit nuk duhet të ketë.
“Ne si grup parlamentar jemi këtu dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të mbahet seancë deri sa nuk vinë të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar. Tani më as nuk mund të ketë shtyrje të regjistrimit. Kjo mund të bëhej deri dje. Tani mund të ketë ndërprerje të regjistrimit. Ne mbetemi në qëndrimin që nuk do ta lejojmë këtë dhe do të bëjmë thirrje për vetëdijesim të deputetët shqiptarë që ta pamundësojmë këtë me badenter”, tha Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.