Voska Sport forcon sulmin, prezanton sulmuesin Marong

Anëtari i ri i Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Voskës, vazhdon me përforcimet në prag të paraqitjes debutuese në elitën e futbollit vendor.
Anëtari më i ri i skuadrës nga Ohri është Usmane Marong, i cili në radhët e Voska Sport vjen nga skuadra e Radnikut nga Serbia. Sulmuesi 24 vjeçar nga Gambia, hapat e para i shënoi te skuadra e Supersport-it, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në futbollin serb, ku ishte pjesë e Grafiçarit, Crvena Zvezdës dhe Radnik-ut.
Marong pati gjithashtu një aventurë të shkurtër në futbollin izraelit, duke mbrojtur ngjyrat e Hapoel Ra’anana, për të cilin shënoi dy gola në 15 ndeshje.