Voska Sport, për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës

Pas zhvillimit të 3 përballjeve të çerekfinales, janë mësuar emrat e 3 skuadrave gjymsëfinaliste në Kupën e Maqedonisë. Skuadra e “Voska Sport”-it, për herë të parë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, pasi që në transfertë mundi skuadrën e Bregallnicës. Golin e fitores e shënoi Alen Jasharoski.
Ndërkohë me të njëjtin rezultat, 1-0, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, mundi Sileksin. Dhe në sfidën e zhvilluar në Kavadar, Tikveshi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale përmes penaltive, pasi që përballja me Brera Strumicën, u mbyll me barazim 1-1 pas 90 minutave lojë.
Sfida e anuluar në mes Rabotniçkit dhe FC Shkupit, për shkak të terrenit të vështirë në stadiumin “Boris Trajkovski”, do të zhvillohet në stadiumin në “Aerodrom” gjatë ditës së enjte.