Vranë 8 anëtarë të një familje, arrestohen 3 mercenarë të grupit Wagner

Vranë 8 anëtarë të një familje, arrestohen 3 mercenarë të grupit Wagner

Disa anëtarë të grupi famëkeq Wagner grabitën dhe vranë një familje me tetë anëtarë në fshatin Makiivka të kontrolluar nga Rusia në provincën Luhansk të Ukrainës lindore, sipas mediave ruse dhe ukrainase.

Mes viktimave janë katër fëmijë. Grabitësit kanë vjedhur para, celularë dhe një makinë. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, janë arrestuar 3 mercenarë të dyshuar.

Sipas mediave ukrainase, të dyshuarit janë anëtarë të organizatës famëkeqe mercenare Wagner. Organizata kohët e fundit ka rekrutuar anëtarë të rinj, përfshirë  të burgosur nga burgjet ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button