Vranësira të lehta dhe erë e fortë, ja si do të jetë moti sot
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu me shpejtësi prej 50 kilometrash në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 33 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.
Sipas Administratës Hidrometeorologjike, moti do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme gjatë javës së re. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, veçanërisht të martën.








