Vrasja e dyfishtë, dëshmitari Goce Trajkovski është i pakapshëm për policinë

Vrasja e dyfishtë, dëshmitari Goce Trajkovski është i pakapshëm për policinë

Dëshmitari Goce Trajkovski, i cili ishte i pari që e ndërlidhi vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, është i pakapshëm për policinë dhe për këtë arsye nuk është paraqitur në seancën e sotme, ku duhej të dëshmojë. Më herët prokuroria njoftoi se Trajkovski është në arrati pasi policia e ka udhëhequr si të dyshuar në një rast tjetër, djegien e një kafeneje në Kisella Vodë. Trajkovski është në lidhje kumbarie të vjetër me familjen e Vanjës dhe gjatë kërkimit të saj, ishte ai që hasi në regjistrimet kryesore të dy automjeteve të dyshimta edhe para se të arrinin në polici. Dëshminë e kanë dhënë sot dy policë që kanë qenë të pranishëm gjatë bastisjes në shtëpinë e Bllazhe Palevskit, vëllait të të dyshuarit kryesor Lupço Palevski. Pyetjet e prokurorisë dhe të mbrojtjes shkonin në atë drejtim se nëse gjatë bastisjes dikush i pranishëm në shtëpi ka tentuar të telefonojë në numrin e Vanja Gjorçevskës, për të cilën dy dëshmitarë janë përgjigjur negativisht. Gjykimi për këto dy vrasje me prova materiale do të vazhdojë më 20 dhjetor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button