Autori i vrasjes makabre me probleme psikike, deshi ta vrasë edhe xhaxhain

Autori i vrasjes makabre me probleme psikike, deshi ta vrasë edhe xhaxhain

Gazetar: Adrian Kerimi

Vrasësi i nënës dhe gjyshes nga Shkupi dyshohet të jetë i sëmurë psikik. Natën kur ka kryer krimin në të njëjtën banesë ka fjetur me viktimat. Të nesërmen është nisur për të vrarë edhe xhaxhain por nuk e ka gjetur në shtëpi. Dy trupat e zonjave, njëra 60 dhe tjetra 80 vjeçare i janë nënshtruar autopsisë.

“I dyshuari ka vrarë nënën e tij dhe gjyshen, duke i therur disa herë me thikë. Derisa i ka vrarë, mes natës 10-11 janar ka fjetur në po atë shtëpi. Më 11 janar kur ka vërtetuar se dyja kanë vdekur, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait me qëllim që ta vrasë edhe atë por ai nuk ka qenë në shtëpi. Më pas është drejtuar tek mjeku amë ku edhe ka treguar se e ka vrarë nënën dhe gjyshen”, deklaroi Prokuroria Publike.
Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale rasti i fundit është është pasojë e mos denoncimit të dhunës në familje.

“Nuk kishim asnjë denoncim se ka ndodhur dhunë, gjë që tregon se dhuna akoma mbetet e izoluar në familje, nuk denoncohet dhe fshihet, ndërsa pasojat janë këto që janë. Për këtë arsye bëj apel që të mos e fshehin, të mos e heshtin dhe ta paraqesin dhunën në Qendrat Sociale, në Stacionet policore që të mundemi si institucionet të ndërhymë, të parandalojmë dhe t’i mbrojmë viktimat e dhunës familjare”, tha Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas të dhënave zyrtare nga 1000-1200 qytetarë në vit janë viktima të dhunës familjare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button