Vriten 67 palestinezë nga sulmet izraelite gjatë natës në Gazë
Vriten 67 palestinezë nga sulmet izraelite gjatë natës në Gazë

Gazetare: Xhesika Sallahi
Të paktën 67 vetë janë vrarë në bombardimin e Izraelit ndaj Gazës qendrore dhe qytetit jugor Rafah në 24 orët e fundit, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Popullsia në Gaza po përballet me kaos të plotë për shkak të mungesës së ndihmave ushqimore, ujit, ndihmës mjekësore. Një studim i udhëhequr nga OKB-ja për fëmijët zbuloi se një në gjashtë fëmijë janë të keq ushqyer. Spitali Nasser ka mbetur pa energji elektrike.
“Rreth dy javë më parë, funksiononte, kishte një urgjencë që po trajtonte pacientët. Kishte pak jetë në lagjen përreth, madje një furrë të vogël buke. Tani, e gjithë lagjja këtu rrotull është shkatërruar. Vetë spitali nuk ka energji elektrike, nuk ka ushqim, nuk ka ujë. Ka shumë pak mjekë dhe infermierë”, deklalroi Kris Blek, punonjes i OBSH-se.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës vlerëson se më shumë se 29,000 palestinezë janë vrarë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë ofensivën deri në “fitoren totale” kundër Hamasit. Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë me ndërmjetësit Egjiptin dhe Katarin për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, por përpjekja ka ngecur pasi Netanjahu akuzon Katarin se është financues i Hamasit. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, hodhi poshtë vërejtjet e bëra nga kryeministri izraelit.
“Nuk ka dyshim se këto deklarata izraelite lidhur me mundësinë e sulmit ndaj Rafahut, do të rezultojnë në një përqindje shumë të madhe të vdekjeve civile në Rripin e Gazës dhe do të rrisin vuajtjet. Rripi i Gazës është bërë një zonë e ndezur dhe e synuar. Kjo është diçka në të cilën komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të qarta për të garantuar sigurinë e civilëve. Ne në asnjë mënyrë, refuzojmë të pranojmë ndonjë justifikim për një sulm të tillë në zonën e Rafahut”, deklaroi Majed al Ansari, zëdhënës i MPJ të Katarit.
Ndërkohë, në Gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara po diskutohet për armëpushim urgjent në luftën Izrael-Hamas. Palestinezët akuzojnë Izraelin për pushtim territorial dhe diskriminim racial. Izraeli i hedh poshtë këto pretendime. /Alsat.mk