Vriten dy agjentë të FBI-së dhe plagosen tre të tjerë në Florida

Dy agjentë të FBI-së janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në Florida ndërsa po bënin kërkimin e një personi, sipas FBI. Të shtënat me armë filluan rreth orës 06:00 në qytetin e Sunrise ndërsa agjentët po hetonin një “rast të krimeve të dhunshme kundër fëmijëve”.
I dyshuari gjithashtu u vra. FBI tha se dy prej agjentëve ishin transportuar në spital dhe ishin në një gjendje të qëndrueshme. Agjenti i tretë i lënduar nuk kishte nevojë për trajtim. Sipas Miami Herald, i dyshuari ishte fshehur brenda një shtëpie për disa orë para se të qëllonte dhe të vriste veten. Të shtënat u zhvilluan në kompleksin e apartamenteve Water Terrace, rreth 10 milje në veri-perëndim të Fort Lauderdale. Komuniteti luksoz përmban një palestër, pishinë, SPA dhe fusha tenisi, sipas faqes së tyre të internetit.

“Në përputhje me politikën e FBI, incidenti i të shtënave është nën hetim nga Divizioni i Inspektimit i FBI”, tha FBI në një deklaratë.
Drejtori i FBI Christopher Wray identifikoi dy agjentët si Dan Alfin dhe Laura Schwartzenberger, të cilët punuan për vite me radhë për të luftuar pornografinë e fëmijëve në Florida, shkruan BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button