Vritet gazetari i REL-it në jug të Afganistanit

Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provicën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij.

- Advertisment -

Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provinces, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bomba e ngjitur në makinën e Dayee, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë.

“Kolegu dhe miku im i dashur, Elyas Dayee, ka humbur jetën në një sulm terrorist këtë mëngjes”, ka thënë Sami Mahdi, shef i byrosë në Afganistan.

“Ai ka pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ky është lajm i tmerrshëm”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i presidencës afgane, Siddiq Siddiqui, ka dënuar “vrasjen” e Dayees duke thënë se duke thënë se mbrapa sulmit qëndrojnë armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në Afganistan”.

Dhuna është rritur në gjithë Afganistan, teksa negociatorët qeveritarë dhe talibanët janë duke zhvilluar takime në Katar për të gjetur zgjidhje për luftën në Afganistan.

Ende nuk është bërë asnjë pikë kthese prej kur kanë nisur bisedimet në muajin shtator./REL/

 

LEXO EDHE:

Back to top button