Vritet një oficer dhe 4 të tjerë plagosen në një sulm ndaj policisë në Teksas

Një agjent është vrarë dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një përleshje të armatosur që ndodhi në Teksas. Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje pas të dhënave për një person të armatosur në qytetin Teksan të Levelland, por hasën në sulmin paralajmërim të agresorit që ishte fshehur në banesën e tij.

Një prej policëve humbi jetën si pasojë e plagëve të marra ndërsa 4 të tjerë ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, shkruan A2.

Në vendngjarje kanë shkuar dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë SWAT dhe prej disa orësh dëgjohen të shtëna sporadike.

LEXO EDHE:

Back to top button