Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Vuçiq i është drejtuar opinionit në Serbi, përmes një video-mesazhi në rrjetin social Instagram.Vuçiq tha se në 24 orët e ardhshme “do të dalë me dëshmi” se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, ku sipas tij të paktën një serb është vrarë brutalisht.
“Shtatë ditët më të vështira në 15 vitet e fundit janë prapa nesh, për shkak të ngjarjeve në Kosovë, por edhe për fushatën e përgjithshme të nisur kundër Serbisë, fushatën e gënjeshtrave dhe fushatës së të pavërtetave”, tha Vuçiq.
Ai deklaroi se Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë, “sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve”.








