Vuçiq: S’kam nënshkruar asgjë – me rëndësi për ne është Asociacioni

Vuçiq: S’kam nënshkruar asgjë – me rëndësi për ne është Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se në takimin disa orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ka nënshkruar asgjë.

Ai tha se “e di që edhe sonte, pala shqiptar do të theksojë se unë s’kam nënshkruar asgjë”, njofton Klankosova.tv.

“Thjeshtë kam theksuar faktin që të dy palët kanë thënë se cilat janë vijat e kuqe. Besoj që kemi bërë një hap tutje në një atmosferë konstruktive dhe do të vazhdojmë punën”, është shprehur Vuçiq.

Tutje, ai tha se për palën serbe është e rëndësishme formimi i Asociacionit në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të negociatave, teksa shtoi se është folur edhe për personat e pagjetur.

“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve por kjo do të varet nga ajo se si plani i implementimit do të përpunohet tutje”, është shprehur Vuçiq, njofton Klankosova.tv

LEXO EDHE:

Back to top button