Vuçiq: Të gjithë qytetarët që do të vaksinohen do të marrin nga 25 euro nga shteti

Të gjithë qytetarët që veçmë janë vaksinuar kundër Kovid-19 apo që do të marrin dozën e parë deri më 31 maj do të marrin ndihmë nga shteti në shumë prej 3000 dinarë (25 euro), deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se qeveria do të sjell një vendim të këtillë që të shpërblej njerëzit të cilët treguan përgjegjësi dhe njëkohësisht t’i motivojë të tjerët që të vaksinohen. Sipas Vuçiq, ndihmë do të marrin të gjithë personat e moshës mbi 16 vjeç.

Vuçiq më tej ka theksuar se vaksinimi është i domosdoshëm që të mund të funksionoj ekonomia.

LEXO EDHE:

Back to top button