Vuçiq thotë se Serbisë po i bëhet presion për situatën Rusi-Ukrainë: Për tre ditë u plaka sa për 10 vjet

Vuçiq thotë se Serbisë po i bëhet presion për situatën Rusi-Ukrainë: Për tre ditë u plaka sa për 10 vjet

Gazetare: Saranda Selimi Islami

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ndryshon qëndrim sa i përket situatës në Ukrainë.

I pyetur nëse Serbia do t’i bartë pasojat e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për të komentuar postimin e Carl Bildt në Twitter se Serbia mund t’i thotë lamtumirë BE-së, presidenti i Serbisë theksoi se bëhet fjalë për të mbizotëruar të fortët mbi të dobëtitm, shkruan Alsat.

“Nuk mbaj mend që një situatë kaq e vështirë të ishte, për të cituar Lausheviqin, ‘Viti kalon, por dita kurrë’. Unë jam plakur këto tre ditë si në 10 vitet e mëparshme”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Ky ishte i vetmi koment për situatën në Ukrainë dhe presionin siç e quajti ai ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.  Vuçiq, po ashtu ka folur edhe në lidhje me kërkesën e Kosovës për të hyrë në NATO. Ai ka thënë se kjo nuk është ide e re, derisa tha se kjo është ide e politikanëve nga SHBA-të.

“E kam dëgjuar për herë të parë para disa muajsh, nuk është ide e shqiptarëve nga Kosova, është ide e politikanëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situata nuk është naive për ne, por kushdo që e njeh Kosovën, Serbia do t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, ne do të respektojmë integritetin territorial dhe kjo është Serbia. Pavarësisht të gjitha presioneve dhe shantazheve, ne do ta ruajmë integritetin tonë territorial”, u shpreh Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button