Vullkani Merapi shpërthen dhjetëra herë brenda 6 orësh

Të paktën 36 shpërthime të llavës brenda 6 orësh ka pasur në vullkanin Merapi në rajonin Java e Mesme të Indonezisë. Në një deklaratë nga Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) thuhet se hiri dhe tymi i dendur nga shpërthimi janë ngritur në lartësi prej 50 metrash nga krateri i vullkanit.

Teksa bëhet e ditur se vullkani ka shpërthyer 36 herë gjatë orës 00:00-06:00 sipas kohës lokale, në deklaratë ndahet informacioni se masiviteti i llavës ka zbritur deri në 1.500 metra nga shpati në drejtimin jugperëndimor të vullkanit. Për shkak të veprimeve vullkanike në vullkan, autoritetet kanë njoftuar se nuk planifikojnë të rikthejnë të evakuarit më parë nga rajoni. Gjithashtu kanë paralajmëruar që të mos zhvillohen aktivitete deri në 5 kilometra nga zona përreth vullkanit e cila është në nivelin e alarmit “portokalli”.

Ndërkohë thuhet se hiri dhe tymi është ngritur deri në lartësinë prej 4.500 metrash në shpërthimin e ndodhur dje në vullkanin Semeru. Në vitin 2010 të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Merapi i cili ka një lartësi prej 2.968 metrash në ishullin Java. Sistemi i alarmit vullkanik në Indonezi përbëhet nga katër faza: “jeshile”, “e verdhë”, “portokalli” dhe niveli më i lartë, “i kuq”.

LEXO EDHE:

Back to top button