Wagneri pretendon se ia rrëzoi Rusisë një helikopter (VIDEO)

Wagneri pretendon se ia rrëzoi Rusisë një helikopter (VIDEO)

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit: Alsat M

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka bërë të ditur se Wagner tashmë ka rrëzuar helikopterin e parë rus.

Sipas Prigozhinit, Wagneri e rrëzoi helikopterin e forcave ruse, pasi ai “hapi zjarr ndaj një kolone civile”, ndonëse nuk ka dhënë detaje se ku dyshohet të ketë ndodhur kjo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, Prigozhini tha se ai bashkë me ushtarët e tij ka hyrë në rajonin e Rostovit të Rusisë, teksa guvernatori i qytetit i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të mos dalin pa nevojë.

LEXO EDHE:

Back to top button