Watkins: Përmes tërheqjes, SHBA-ja e pranoi me vonesë se nuk i arriti qëllimet në Afganistan

Forcat amerikane, bashkë me forcat afgane të sigurisë, gjatë një operacioni më 2009. Foto nga arkivi.

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, ka qenë pranim me vonesë i paaftësisë për të arritur qëllimet fillestare, ka thënë Andrew Watkins, analist në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Watkins ka thënë se më 2009 ka qenë e qartë se lufta nuk mund të fitohej në Afganistan, mirëpo SHBA-së i është dashur shumë kohë për të marrë vendimin për t’u tërhequr.

Sipas tij, çelësi i suksesit të talibanëve, të cilët me shpejtësi po fitojnë kontrollin e territoreve në këtë vend, është dobësia dhe përçarjet mes autoriteteve afgane.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar që trupat amerikane të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 shtator, njëherësh 20-vjetori i sulmeve terroriste të Al-Kaidës, që ka nxitur më pas pushtimin e Afganistanit. Ky largim ndodh në kohën kur talibanët janë duke e marrë kontrollin e disa territoreve nga forcat qeveritare. Gjenerali amerikan në Afganistan, Austin Miller, ka paralajmëruar se ky shtet mund të përballet me luftë civile. Çfarë qëndron pas suksesit të talibanëve, vakumi i krijuar pas tërheqjes së trupave amerikane, forcimi i vetë talibanëve, ndasitë politike në këtë shtet apo mbështetja që gëzojnë talibanët në zonat rurale?

Andrew Watkins: Ky është një prezentim i mirë dhe pyetja juaj i vë në pah disa faktorë që janë duke pasur rol në fitoret e talibanëve. Përtej gjithçkaje tjetër, ne duhet të përmendim fitoret e talibanëve në fushëbetejë, të cilat janë edhe produkt i dobësisë qeveritare, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe atë politik, por dhe ndryshimit të madh të talibanëve.

Talibanët janë duke bërë atë që kanë qenë duke bërë për dy dekada dhe është e vërtetë se Shtetet e Bashkuara patën përshkallëzuar fushatën e bombardimeve ajrore në periudhën 2018-2019, duke synuar që përmes saj t’iu bënin presion talibanëve për të marrë pjesë në bisedimet për paqe. Këto nivele bombardimesh nuk po realizohen më nga SHBA-ja. Mirëpo nuk mund të them se kjo është arsyeja kryesore pse talibanët janë duke pasur sukses.

Mendoj se mungesa e strategjisë ushtarake nga ana e Qeverisë afgane si dhe mungesa e unitetit politik në këtë moment të krizës – kur ka situatë të paqartësisë, janë duke ndikuar jo vetëm te forcat ushtarake dhe zyrtarët policorë, por edhe te të gjitha afganët, të cilët nuk e dinë se çfarë i pret.

Afganistan: gra afgane bashkë me fëmijët e tyre, të zhvendosura në provincën Herat (8 korrik 2021).

LEXONI EDHE KËTË:

Afganistani drejt krizës humanitare

Talibanët janë duke bërë atë që kanë qenë duke bërë për dy dekada dhe është e vërtetë se Shtetet e Bashkuara patën përshkallëzuar fushatën e bombardimeve ajrore në periudhën 2018-2019, duke synuar që përmes saj t’iu bënin presion talibanëve për të marrë pjesë në bisedimet për paqe. Këto nivele bombardimesh nuk po realizohen më nga SHBA-ja. Mirëpo nuk mund të them se kjo është arsyeja kryesore pse talibanët janë duke pasur sukses.

Mendoj se mungesa e strategjisë ushtarake nga ana e Qeverisë afgane si dhe mungesa e unitetit politik në këtë moment të krizës – kur ka situatë të paqartësisë, janë duke ndikuar jo vetëm te forcat ushtarake dhe zyrtarët policorë, por edhe te të gjitha afganët, të cilët nuk e dinë se çfarë i pret.

Andrew Watkins.
Andrew Watkins.

Ushtria afgane është bërë një kopje e paqëndrueshme e ushtrisë perëndimore

Radio Evropa e Lirë: Por pse po ndodh kjo? Kanë kaluar disa vjet që forcat afgane janë të trajnuara nga forcat amerikane dhe janë të pajisura nga SHBA-ja. Pse po bie kapaciteti i tyre?

Andrew Watkins: Në aspektin ushtarak, mendoj se historia është e komplikuar. Një pjesë e mirë e fajit bie mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s. Që nga fillimi, SHBA-ja me NATO-n, kanë tentuar të krijojnë në ushtri afgane si model të ndonjë vendi partner të NATO-s, edhe kur një gjë e tillë ka qenë e paqëndrueshme, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë kulturor e politik. Ata kanë tentuar të krijojnë ushtrinë me teknologjinë më të avancuar, më moderne, më të organizuar dhe më burokratike në pjesën jugore të Azisë Qendrore. Dhe ka pasur sukses deri diku te forcat speciale të Afganistanit si dhe forcat ajrore. Megjithatë, NATO-ja gjithmonë ka tentuar të fusë “kubin në një vrimë të rrumbullakët”. Një shembull i gjithë kësaj është kur forcat amerikane u kanë ndaluar forcave ajrore afgane që të furnizohen me armë të lira kineze dhe ruse.

Kjo qenë e pranueshme për ushtrinë afgane, mirëpo ka pasur kundërshtime nga Pentagoni dhe Kongresi amerikan. Ata kanë kërkuar që të fitojnë para duke shitur pajisjet e tyre ushtarake. Të gjitha këto vendime përgjatë viteve e kanë bërë ushtrinë afganë një kopje të paqëndrueshme të një ndonjë force ushtarake perëndimore, në kohën kur shteti nuk ka qenë në gjendje ta përballojë këtë gjë./REL

LEXO EDHE:

Back to top button