WBC, cakton dy ish kampion bote për duelin eliminator

World Boxing Council, ka vendosur të mandatojë dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë, që të përballen mes tyre në një duel eliminator, që do të përcaktojë më pas boksierin që do të duelojë për titullin e këitj Divizioni.

Bëhet fjalë për amerikanin Deontej Uajllder dhe meksikanin Endi Ruiz Jr., të dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë dhe fitues në përballjet e fundit. Ky lajm vjen pak orë pas triumfit me KO në raundin e parë që Deontej Uajlder arriti ndaj suedezit Robert Helenius, në Nju Jork.

“Unë kam plane për të ardhmen, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Në planet e mia janë Usyk, Xhoshua dhe Ruiz. Jam gati të përballem me secilin prej tyre. Tashmë jam sërish në ring dhe pjesë e rëndësishme e këtij Divizioni, ku dua të argëtohem sërish”, u shpreh Uajllder për të ardhmen e tij.

Sipas mediave amerikane, gjasat janë që kjo përballje mes Uajllderit dhe Ruizit, të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm. Vështirë se Uajllderi të përballet me Xhoshua-n, pasi britaniku kërkon një rival më të lehtë pas dy humbjeve të fundit. E paqartë është e ardhmja e Usyk, që do të rikthehet në ring vitin tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button