WBO jep dritë jeshile për duelin e madh të peshave të rënda

Drejtuesit e WBO-s ka dhënë miratimin që kampioni i botës në peshën e rëndë të këtij divizioni, britaniku Entoni Xhoshua, të duelojë ndaj patriotit të tij Tajson Fjuri. Sipas mediave britanike, WBO ka vendosur që ukrainasi Oleksandr Usyk, i mandatuar më herët prej saj për t’u përballur me Xhoshua, të duelojë ndaj një rivali tjetër. Sipas “Sky Sports”, Usyk pritet të përballet këtë vit ndaj britanikut tjetër Xhoj Xhojs që ka shënuar 12 fitore në po aq sfida të zhvilluara, duke dhënë “dritën jeshile” për sfidën e madhe Xhoshua-Fjuri. Palët (Usyk dhe Xhojs) kanë nisur bisedimet për të gjetur një marrëveshje për këtë sfidë, që mund të vlejë për titullin e përkohshëm të këtij Divizioni.

 

Kemi marrë një telefonatë për të promovuar duelin Xhojs – Usyk për titullin e përkohshëm të WBO-së. Kjo sfidë duhet të zhvillohet në pranverë. Gjithsesi, ne presim edhe një përgjigje zyrtare nga WBO, që pranon këtë marrëveshje të përgjithshme dhe të na jepet mundësia të duelojmë më vonë për titullin”, tha Aleksander Krasjuk, menaxheri i Usyk.

LEXO EDHE:

Back to top button