“WBO” urdhëron Usik-un të duelojë me Xho Xhojsin

Drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare të Boksit (VBO) kanë urdhëruar boksierin ukrainas Oleksandr Usik të duelojë ndaj britanikut Xho Xhojs, sfidë që do të jetë e vlefshme për titullin e përkohshëm të botës së kësaj kategorie. Të dy boksierët janë të pamposhtur , ku Usyk numëron  18 fitore, ndërsa Xhojs ka 12 fitore. andaj pritet të jetë një përballje e fortë.

 

Drejtuesit e VBO-s mori këtë vendim për t’i lënë rrugë të lirë Enthoni Xhoshuas, kampioni i botës në këtë kategori, të duelojë ndaj Tajson Fjurit. Për momentin nuk ka ende një datë të saktë se kur mund të zhvillohet kjo përballje, ndërkohë që palët janë duke negociuar.

LEXO EDHE:

Back to top button