WhatsApp do të ketë një opsion të ri: Përdoruesit do të ndjekin llogaritë që nuk janë në kontaktet e tyre

WhatsApp do të ketë një opsion të ri: Përdoruesit do të ndjekin llogaritë që nuk janë në kontaktet e tyre

Aplikacioni WhatsApp do të shtojë një opsion të ngjashëm me Twitter për përdoruesit që të ndjekin llogaritë që nuk janë në kontaktet e tyre private.

Opsioni i ri do të jetë në seksionin “përditësimet”, i ndarë nga bisedat private dhe do të duket i ngjashëm me News Feeds në platforma të tjera sociale.

Në vend që të shtojnë një kontakt me numrin e telefonit, përdoruesit do të mund të kërkojnë individë ose organizata që duan të ndjekin, duke përfshirë ekipe sportive, zyrtarë qeveritarë, llogari të dedikuara për hobi dhe interesa të ndryshme.

Pronarët e llogarive që kanë “kanalet” e tyre do të mund të ftojnë gjithashtu njerëz, duke përdorur lidhje direkte.

Pronari i WhatsApp, Meta, thekson se kampionët e Premierligës, Manchester City dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë ndër të parët që regjistrohen për opsionin dhe çdokush do të mund të bashkohet me kanalet e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button