Aplikacioni i mirënjohur i mesazheve do të marrë disa ndryshime të guximshme në ndërfaqen e përdoruesit.
WhatsApp po ndryshon vazhdimisht dhe po shton veçori, por dizajni i tij ka mbetur pak a shumë i njëjtë gjatë viteve të fundit. Ndërfaqja e përdoruesit është një nga konstantat e WhatsApp, e cila, për habinë e shumë njerëzve, së shpejti do të ndryshojë. Duke gjykuar nga versioni beta më i fundit 2.23.18.18, i lëshuar në programin Google Beta, do të marrim disa gjëra të reja.
Gjëja e parë është menyja kryesore, e cila do të heqë nuancën e gjelbër dhe do ta zëvendësojë atë me të bardhën. Një tjetër ndryshim në atë shirit prezanton një font të ri që, raporton WaBetaInfo, do të bëhet i gjelbër.
Gjëja tjetër që do të ndryshojë është shiriti i poshtëm, ku do të kemi akoma biseda, statuse, komunitete dhe telefonata. Ndryshimi i dizajnit të shiritit të poshtëm është diçka që testuesit vunë re në versionin beta 2.23.13.16.
📝 WhatsApp for iOS 23.17.78: what’s new?
WhatsApp is widely rolling out a new interface for the community info screen!https://t.co/fwvgru5nqe pic.twitter.com/41Pbs3nXi2
— WABetaInfo (@WABetaInfo) September 5, 2023
Një tjetër gjë e rëndësishme që do të vijë janë filtrat në listën e bisedave. Duket se përdoruesit do të kenë opsionin për të filtruar bisedat në “të gjitha, të palexuara, personale dhe të biznesit”. Siç ishte rasti me shiritin e poshtëm, kjo veçori u zbulua në versionet e mëparshme beta, veçanërisht në versionin 2.23.14.17.
Përveç kësaj, WhatsApp do të prezantojë ndryshime të ngjashme në versionin iOS të aplikacionit, duke unifikuar ndërfaqen e përdoruesit të platformave Google dhe Apple.
Në këtë pikë, nuk dihet nëse ridizajnimi i WhatsApp do të ndodhë fare. Lajmi erdhi dy javë pasi WhatsApp prezantoi funksionin e tij më të fundit, mbështetjen për fotot HD, e cila, ju kujtojmë, është e disponueshme në Android dhe iOS.








