WhatsApp së shpejti do t’ju lejojë të përdorni të njëjtën llogari në shumë pajisje

WhatsApp vazhdimisht ofron veçori të reja për përdoruesit e tij dhe së shpejti ata do të jenë në gjendje të përdorin të njëjtën llogari në pajisje të shumta.
Nuk dihet ende saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm funksioni i ri, por sigurisht që do të vijë. Përdoruesit së shpejti do të mund të përdorin llogarinë e tyre në pajisje të shumta. Në internet është shfaqur një pamje e faqes “regjistroni pajisjen shoqëruese”, e cila do t’i lejojë përdoruesit e pajisjeve Android të lidhin llogarinë e tyre WhatsApp me një smartphone dytësor ose një smartphone tjetër. I njëjti opsion do të jetë i disponueshëm edhe për përdoruesit e tabletëve me sistemin operativ Google dhe ende nuk dihet nëse do të shtrihet edhe në pajisjet iOS.
Faqja e re “regjistroni pajisjen shoqëruese” do të shfaqet për përdoruesit që do të përpiqen të lançojnë WhatsApp në një pajisje tjetër. Përdoruesi do të jetë në gjendje të skanojë kodin QR me celularin e tij “kryesor” për të përdorur një pajisje tjetër si aksesor.
WhatsApp aktualisht nuk mbështet hyrje të shumëfishta të njëkohshme dhe veçoria aktuale e pajisjes së lidhur WhatsApp lejon përdoruesit të lidhen me një kompjuter si pajisje dytësore. Ky funksion u prezantua në nëntor 2021 dhe është i disponueshëm për përdoruesit e Android dhe iOS.
WhatsApp gjithashtu planifikon të shtojë emoticon të rinj si përgjigje të shpejta në statuset e versionit të desktopit. Emocionet përfshijnë një fytyrë të qeshur me zemra në vend të syve, një fytyrë me lot gëzimi, një fytyrë me gojë hapur, duart në duartrokitje, krahët e kryqëzuar, 100 pikë, një fytyrë të qarë dhe më shumë.